NË NJË ISHULL TË EGJEUT, POEZI

Andi Meçaj

Këtu rrugët janë të ngushta,

në rresht për një

ecin njerëzit,

nën portikët e ulët

të dyqaneve dhe shtëpive.

Hapat djersijnë

kujtesën e këmbëve.

Fjalët puthin

qafë femrash gjizbuluara.

Plaku mustaqelli

i bën shoqëri pelikanit Petro

dhe mullinjve me erë.

Nga qoshja përballë

vogëlushi zbulon botën,

derdh buzëqeshje.

Akuariumi gjigand

është hënë e madhe e ndritshme,

mbushur gjëra të shijshme.

Tingujt përhapen

flutura të vogla të padukshme.

Nata është ajo vajza me mini

që kërcen deri në mëngjes.

 

Nga Andi Mçaj