NËSE

Nëse dashuri do të thotë

Dridhje qerpiku në një kryqëzim shikimesh,

Nëse dashuri do të thotë

Një buzëqeshje e kthjellët që të fton për më tej

Nëse dashuri do të thotë

Një puthje  e vrullshme e vjedhur ndershmërisht

Nëse dashuri do të thotë

Një “po” e thellë e mbështjellë me avull

Nëse dashuri do të thotë

Të dua përjetësisht

Atëhere,

ku fshihet

Tradhëtia?

 

Petrit Qejvani,1999