Neshat Xhemil Tozaj, shkrimtar, publicist dhe skenarist i mirenjohur

NeshatTozajU lind në Kallarat më 1 janar 1943. Ka kryer studimet për drejtësi në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike të Universitetit të Tiranës. Ka punuar si oficer në Sektorin e Ekspertizës Kriminalistike të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për shumë vjet ka qenë përgjegjës i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës.

Shkrimtar, që nga viti 1990 në profesion të lirë. Ka lëvruar gjininë e tregimit, të novelës, të romanit, të skenarit letrar për filma artistikë dhe pas vitit 1990 ka botuar esse dhe publicistikë. Ka botuar në shqip 22 libra: 10 romane, shumë novela e përmbledhje me tregime dhe ese. Një nga veprat e tij që pati jehonë edhe jashtë vendit është romani “Thikat” (1989), i botuar edhe në Greqi (1990) e Francë (1991). Në Francë ka botuar edhe vepra të tjera.

Është autor e bashkautor i 9 skenarëve për filma të shfaqur në kinematë tona. Ai ka punuar si skenarist në Kinostudio, duke shkruar historitë e një prej disa filmave më të njohur në atë kohë, si “Fije që priten”, apo “Dora e ngrohtë”.

Në vitet në vazhdim nuk u shkëput nga krijimtaria letrare.Më 1990, është njëri nga tre nismëtarët për themelimin e Forumit Intelektual për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit). Në vitin 1992 njëri nga dy nismëtarët për themelimin e shoqërisë për të mbrojtur të drejtën e autorit në fushën e artit. Prej disa vitesh Tozaj drejtonte “Albautor”, një shoqëri për mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Shkrimtari, publicisti dhe skenaristi i mirenjohur Neshat Tozaj në moshën 65-vjeçare, më 29 nëntor 2008, i ndodhur për kurim në Amerikë është ndarë nga jeta.

Për vizitoret e uebsaiti www.kallarati.com, po bëjmë te ditur krijimtarinë e tij kryesore letrare dhe artistike.

Skenare filmash 

Vetmi (1990)

Vrasje ne gjueti (1987)

Vendimi (1984)

Dora e ngrohtë (1983)

Gracka (1983)

Gëzhoja e vjetër (1980)I treti (1979)

Nga mesi i errësirës (1978)

Fije që priten (1976)

Disa nga librat me te njohur te botuar

Turpi , (Elite, 1998)

Diktatura dhe demokracia në Shqipëri, (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, 1996)

Pragu i tjetërsimit, (Albin, 1994)

Perversët , (Bota Shqiptare, 1994)

Pse flasj, (Shtëpia Botuese e Lidjhes së Shkrimtarëve, 1993)

Në gjurmë të të tretit, (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1979)

Thikat, (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1989)

Mes nesh, (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1986)

Rrëmbimi i arkivit, (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1977)

Takimi i fundit, (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1976)

Në emër të popullit, (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1984)

Dora e ngrohtë, (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1983)

Next Post

Pak nga jeta dhe veprimtaria e shkrimtarit Hiqmet Meçaj

Pre Maj 25 , 2012
Eshte  lind ne qytetin e Ballshit me 2 Maj 1944 nga prindër me origjinë nga fshati Kallarat i Vlorës. Babai i tij, Hasani, qe larguar nga fshati që më 1917. Më 1919 bën shkollë xhandërmarie. Më 1920 e gjithë shkolla, me instruktor patriotin Shaqo Derri, marrin pjesë në Luftën e […]
Hiqmet Mecaj