NJË DITË

Një ditë nuk do të jemi

As unë, as ti.

Sigurisht, atëhere as do dashurohemi,

As do grindemi si tani.

Do të jemi dy copa mjegulle,

që lëvizin pa kuptim

Nuk do të presim mëngjesin

për t’u pajtuar

Për grindjen e mbrëmjes

Se mëngjese nuk do të ketë për ne të dy.

Do të bëhemi të urtë

në botën e përtejme

Të lehtë si shkuma,

Të rëndë si plumbi

Me një sovranitet të çuditshëm,

të paprekshëm,

Që të na kenë zili të gjallët grindavecë,

Që nuk e kuptojnë ç’do të thotë

TË KESH QENË, TË KESH DASHURUAR

Tani që je i panevojshëm për askënd

Në mbretërinë e mosasgjësimit

Ku sinjalet, zërat, thirrjet

Nuk kanë asnjë efekt

Dhe shpirtrat do braktisin kufomat tona

E do shkojnë kushedi ku

Në formën e avullit apo të tymit…

Ne asnjëherë nuk do kemi qenë.



Petrit Qejvani

Next Post

NËSE

Die Pri 19 , 2020
Nëse dashuri do të thotë Dridhje qerpiku në një kryqëzim shikimesh, Nëse dashuri do të thotë Një buzëqeshje e kthjellët që të fton për më tej Nëse dashuri do të thotë Një puthje  e vrullshme e vjedhur ndershmërisht Nëse dashuri do të thotë Një “po” e thellë e mbështjellë me […]

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt