Pak nga jeta dhe aktiviteti i Dalan Memush Memushaj

Dalan MemushajLindi në Kallarat më 1924. Pasi mbaroi arsimin fillor, u detyrua që qysh në moshë të njomë të futej në punë në guroren e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sjelljet e pushtuesve italianë me qytetarët vlonjatë i ngjallën urrejtjen për fashizmin, urrejtje që, nën ndikimin e fuqishëm edhe të rrethit familjar e shoqëror, erdhi duke u rritur. Patizan i çetës partizane “Hajredin Tremishti” që ditën e parë të krijimit të saj, më 6 dhjetor 1942, e deri në mesin e korrikut 1943. Më 15 gusht 1943 inkuadrohet në radhët e Brigadës së Parë Sulmuese. Mori pjesë në inkursionin e saj Veri, ku edhe u plagos rëndë në Drizë të Gramshit. Çlirimi i vendit e gjen me detyrë komandant kompanie.

Në vitin 1948 dërgohet në Bashkimin Sovjetik, ku studion për artileri. Pas kthimit në atdhe më 1952, shërbeu për disa kohë në armën e artilerisë, pastaj kalon në organet e zbulimit. Më 1967 mbante gradën nënkolonel. Komisar i Brigadës së Parë Autonome. Më 1974, në valën spastrimeve në ushtri, nxirret në lirim para kohe pa asnjë shkak.

Është autor i librit me kujtime “Ditët kur luftova”; ka botuar shumë shkrime për figura atdhetarësh e dëshmorësh në shtypin ushtarak dhe në gazeta të tjera.

Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me shumë urdhra e medalje.

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

PARATHENIE E LIBRIT "DITET KUR LUFTOVA", SHKRUAR NGA DALAN MEMUSHI

Sht Gus 4 , 2012
Këto kujtime janë shkruar aty nga fillimi i viteve ’60. Por për shkaqe që ata të cilët e kanë jetuar atë kohë, i dinë, nuk u dorëzuan për botim. Autori, partizan i Brigadës së Parë Sulmuese që nga themelimi i saj, kishte një adhurim të veçantë për Mehmet Shehun, komandantin […]