Gafur Hasan Meçaj(Shametaj) me origjinë nga Kallarati i Vlorës, u lind në Vlorë më 1938. U diplomua në Universitetin e Tiranës si inxhinier gjeolog më 1962. Kryegjeolog në minierën e Memaliajt, shef reparti në fabrikën e tullave në Vlorë. Deputet i Kuvendit Popullor (1991-1992). Këshilltar në Bashkinë e Vlorës. Gazetar dhe dramaturg. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve qysh prej viti 1970. Ka shkruar mbi 17 komedi, ndër të cilat: “Ah, këto ballkone!”, “Një nuse për afendikoin”, Shoku X” etj.; librin për fëmijë “Bisedë me shekujt e varrosur”.
Është autor i njohur i humorit. Ka bashkëpunuar pothuaj me të gjitha estradat profesioniste të Shqipërisë, kryesisht me atë të Vlorës. Është autor i dhjetëra komedive dhe i shumë çmimeve kombëtare. Ka botuar edhe libra e broshura teknike.
Për rreth dy vjet botoi dhe drejtoi të parën dhe të vetmen gazetë letrare të qytetit të Vlorës “Drita e Vlorës”. Ishte drejtuesi i parë i gazetës dhe i Shoqatës Atdhetare & Kulturore “Kallarati”. Është shpallur “Qytetar nderi i Labërisë” dhe “Qytetar Nderi i Vlorës“.
Aktualisht jeton në qytetin e Vlorës