Seit. JONUZAJ. Ushtarak, punonjës shkencor.
U lind në Kallarat në vitin 1929. Mori pjesë në LANÇ, në Br8S, duke vijuar deri në Vishegrad. Pas luftës u dërgua në shkollën ushtarake “Skënderbej” të pionerëve )(1945-1947). Pastaj dërgohet për studime jashtë vendit në fushën e detarisë ushtarake, fillimisht në Kroaci dhe në vitin 1948-1952 në Baku të Azerbxhianit, në Akademinë Detare “Kirov”. Kreu kurs pasuniversitar në Leningrad (1957-1958).
Ka kryer detyra të ndryshme në Forcat Detare nga komandant anijeje, shef lundrimi në komandën e këtyre forcave, shef shtabi brigade anijesh, pedagog për lundrimin detar në Akademinë Ushtarake në Tiranë dhe në atë të Detarisë në Vlorë dhe në Universitetin “lsmail Qemali” të Vlorës, si dhe detyra të tjera.
Ka lundruar në detet e Mesdheut dhe jashtë tij me anije ushtarake e tregtare (1952-1983). Ka udhëhequr ekspedita studimore hidrografike e hidrologjike në Adriatik e Jon (1964).
Ka marrë pjesë si kryespecialist lundrimi në realizimin e çminimit të ngushticës se Korfuzit (1958). Është njohës i 4 gjuhëve të huaja.
Ka mbajtur një varg kumtesash mbi leksikun detar dhe mbi traditat detare të popullit shqiptar. Ka botuar, si autor e bashkautor, një varg librash në fushën e detarisë, si “Udhëzues lundrimi për detin Adriatik e Jon “Tjalor i termave të detarisë”, “Parandalimi i përplasjeve në det”, si dhe disa rregullore lundrimi etj.
Me daljen e tij në pension iu përkushtua veprimtarisë shoqërore në lagje dhe në qytetin e Vlorës. Është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare e Kulturore “Kallarati” dhe për disa vite kryeredaktor i gazetës me të njëjtin emër. Shkruan shpesh në shtypin lokal dhe në atë qendror. Ka botuar një varg shkrimesh për vendlindjen e tij Kallaratin, si dhe ka botuar librin “Kujtime për Sihat Tozajn”.
Marre nga libri ‘Enciklopedia e Kurveleshit”