Rapsod popullor. Lindi në Kallarat. Mori pjesë në çetën e fshatit Kallarat kundër andartëve grekë në vitin 1913-1914, ku edhe u plagos. Ka thurur shumë vargje për bashkëluftëtarët, por dhe për vese apo cene të shoqërisë. Ka qenë edhe këngëtar virtuoz. Vdiq në fshat nga plagët e marra në luftë. (Xh. Ç)
Marre nga Libri Enciklopedia e Kurveleshit