Pak nga jeta e Rapsodit Pupullor, Elmaz Çelo Breshani (1900-1969).

Emaz Breshani lindi në Kallarat më 1900 dhe e shkoi jetën e tij në fshatin e vendlindjes, duke u marrë me blegtori. Siç e thotë e vetë në një këngë të tij:

Në pyetshin dhe për mua

jam çoban me bagëti

nga katundi Kallarat,

i vogël 100 shtëpi

Elmaz Breshani më thonë

rritur me dhen e me dhi

Jeta e shkuar maleve me bagëti dhe mjedisi heroik i Labërisë i zgjuan atij shpirtin e poetit, duke e bërë një rapsod që u bën jehonë kryesisht ngjarjeve të periudhës së Luftës, por dhe të Pasluftës. Ai u ka kënduar figurave të njohura të fshatit të tij, si Duze Bajrames dhe dëshmorëve të Luftës Antifashiste.

Marre nga Libri ‘Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Pak nga jeta e Fein Çelo Strati (1895–1961).

Sht Gus 18 , 2012
Lindi në Kallarat më 1895, në një familje me ndjenja patriotike. E ëma, Dudë Strataj, ishte një grua trime, që më 1919, së bashku me fshatarë të tjerë ngriti flamurin kombëtar në shkollën e fshatit dhe për këtë u arrestua dhe u dërgua në burgun e Vlorës, ku u mbajt […]