Tashmë Saimiri me gjashtë çmime të Guinness është një rast i rrallë jo vetëm për vendin tonë po e po, por edhe në botë
.
Por kush është Saimiri? Saimiri, i biri i Sinanit dhe Zilos, është lindur më 11 Prill 1966, në qytetin e Vlorës, rritur në Fier dhe banues në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Kallarat i rrethit të Vlorës, e lidhur ngushte me luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Është diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në 1989 në degën e grafikës. Po këtë vit ai fiton Çmimin e Parë në Konkursin Kombëtar të Arteve të Aplikuara. Ka punuar si restaurues i mozaikëve në sitet antike të Butrintit, Apolonisë dhe Bylisit. Në 1996 hap të parën ekspozitë personale. Dy vjet më pas një tjetër ekspozitë ku prezanton bashkë me pikturën edhe punët e para në mozaik. Që nga viti 2004 është anëtar i Shoqatës “British Assosation for Modern Mosaic”, një organizatë botërore mozaicistësh me qendër në Londër.
Saimiri gjithmonë pat ëndërruar të kishte emrin në Librin e Rekordeve të Guiness. Fillmisht pat propozuar një portret të Elvis Prestlit me CD. Por ideja nuk i ishte dukur tërheqëse jurisë së Guiness në Londër. Pastaj një ide tjetër: portretin e Da Vinçt me kokrriza rëre, në madhësinë e një thoi. Edhe kjo nuk e kishte entuziazmuar jurinë e famshme. Të gjitha këto ide dhe të tjera i ka realizuar në një ekspozitë me veprat e tij më të zgjedhura. Portrete të bëra në mozaik me copa pasqyrash, mermeri, druri, guri dhe mbi të gjitha shkëlqen portreti në mozaik i Elvis Preslit, i realizuar me CD.
Çmimi i parë – “Leonardo Da Vinci”
Përfundimisht për tu regjistruar në librin Guiness, Saimiri herën e parë zgjodhi autoportretin e famshëm të Leonardo da Vincit, artisti dhe figura e preferuar për gjeninë e këtij njeriu. Më 4 Shtator 2006 realizoi rekordin e parë Guinness “Mozaiku më i madh me gozhdë” me autoportretin e legjendës Leonardo Da Vinci, i skicuar dhe i pikturuar me koka gozhdësh të përmasave dhe ngjyrave të ndryshme në një dërrasë me përmasa 2m x 4m me 500 kg gozhdë, brenda 24 ditëve.
Çmimi i dytë – “Shpirti i lirë”
Po në 4 shtator 2007 realizoi rekordin e dyte Guinness me portretin e kalit, duke përdorur 1.5 milion kruajtëse dhëmbësh.
Çmimi i tretë – “Mediteranea”
Përsëri më 4 Shtator 2008 fiton çmimin e tretë Guinness me mozaikun më të madh “Mesdheu”, që përfshin rreth 300 mijë tapa shishesh vere dhe rreth 97 metra katrorë, e realizuar brenda 27 ditësh. Mozaiku paraqet një djalë që i bie kitarës dhe përmban të gjitha elementet simbolike mesdhetare.
Çmimi i katërt – “Michael Jackson”
Për të katërtën here, por kësaj radhe jo më 4 Shtator, por 10 Nëntor 2009, Sajmir Strati arrin një tjetër rekord Ginness me mozaikun e Michael Jackson i realizuar përmes 300.000 penelave. Me këtë vepër Saimir Strati, i bën homazh Michael Jackson, duke krijuar një mozaik gjigand të vetë mbretit të Popit, duke përdorur vetëm furça boje. Për këtë vepër Starti ka punuar 16 orë në ditë, për 28 ditë. Ai ka përdorur 230.000 furçe me ngjyra të ndryshme për të krijuar një kryevepër që i dha atij të katërtin rekord në World Guinness Rekord, për mozaikun më të madh në botë të furçave me bojë. Kryevepra ka madhësinë 12,94 metra me 7,1 m.
Çmimi i pestë – Kartëmonedha
Në vitin 2010, Strati ka krijuar kartëmonedhën më të madhe në botë, duke përdorur vida metalike. Shifra e kësaj kartëmonedhe (dollar) është njëshi dhe materiali janë 400 mijë vida të ngjyrave dhe të lartësive të ndryshme. Kjo është një vepër unike pasi është hera e parë që ndërtohet një kartëmonedhë e tillë. Për këtë vepër ai punoi 14 orë në ditë.
Çmimi i gjashtë – “Një botë, një familje, një kafe”.
Mozaik i ndërtuar me 140 kg kokrra kafeje. Në këtë mozaik artisti e trajton gjithë botën si një familje duke vendosur 5 personazhe që përfaqësojnë secili nga një kontinent. Ky është edhe çmimi i gjashtë Guinnes që shkon për artistin Saimir Strati.
Ajo çka e ka shtyrë në krijimin e një rekordi të ri me këtë subjekt është dëshira që gjithë popujt të jenë bashkë dhe sipas tij, vetëm arti mund t’i bëjë sinkron të gjithë kontinentet, ndaj dhe personazhet e veprës së tij janë pesë artistë. “Gjithmonë kam pasur dëshirë që popujt të jenë bashkë dhe kjo me nxiti të bëj këtë mozaik me pesë kontinente së bashku si një familje”, tha Saimir Strati.
Mozaiku ka pesë personazhe dhe përfaqësojnë secili nga një kontinent. Strati ka zgjedhur tonalitet ngjyrash që përftohen nga kafja e pjekur mirë, mesatarisht apo e papjekur, të cilat konkurrojnë detajet e portreteve të personazheve të tij.
Artisti ka zgjedhur gjithmonë për veprat e tij objekte të pazakonta si gozhdë, tapa shishesh, kunja, penela, etj, dhe kësaj here ka zgjedhur pikërisht kafen, si një produkt që konsumohet kudo në botë dhe që përshtatet me konceptin e tij.
Çmimi i shtatë…………
Me siguri që rekordet e Guinnes për Saimir Stratin do te vijojne. Blog Posted in