PRITJA, poezi

PetritQejvani

Po pres pas derës trokitjen e saj

Pa frymë

Si gjahtari i mirë shfaqjen e bishës së adhuruar.

Qetësi, bota s’pipëtin

Gjaku im me ulërimë të mbytur zgjeron damarët

Ndërsa unë bëj gati

Në një alarm absolut

Veglat e shpirtit dhe ato të tjerat…

Për të ekzekutuar prenë e bukur

Që do të më gjakosë

Gjakun dhe buzët

Dhe do më shkulë zemrën…

Për ta vendosur sërish

Në përfundim të furtunës së gjakut

Ashtu si pas një stuhie të vërtetë,

Kur vërshimet tërhiqen të shkrehura

Dhe gjuhët e ujit lëpijnë ëmbël truallin

Duke zbuluar përmasat gjigande të betejës…

Petrit Qejvani,maj 2010

Next Post

Heroit të Popullit Mumin Selami, nga Prof. dr. Rami Memushaj

Enj Nën 8 , 2012
Të nderuar miq dhe bashkëfshatarë, Çdo festë për data madhore të historisë së kombit tonë nuk mund të kremtohet pa kujtuar ata që kanë kontribuar me penë apo me pushkë për arritjen e tyre. Në vijën e kësaj tradite, edhe ne jemi mbledhur në prag të festës së 100-vjetorit të […]
RamiMemushaj

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt