PROGRAM I SHOQATËS KULTURORE/ATDHETARE “KALLARATI” PËR KREMTIMIN E 100-VJETORIT TË LUFTËS ME ANDARTËT GREKË (1914-2014)

Njoftojmë të gjithë kallaratasit kudo që ndodhen se,  më 16 Gusht 2014, ora 10:00 në Kallarat organizohet “Takim brezash në kuadrin e 100-vjetorit të luftës së kallaratasve kundër andartëve grekë”. 

Picture3

Kohët e fundit u mblodh në Vlorë kryesia e Shoqatës K/A “Kallarati”, e cila vendosi që më 16 Gusht 2014 të kremtohet në Kallarat 100-vjetori i luftës së fshatit tonë me bandat shoviniste (andartët) greke. Kryesia diskutoi dhe miratoi edhe një varg masash për kremtimin sa më dinjitoz të kësaj ngjarjeje madhore në historinë e Kallaratit. Në këtë kuadër u vendos që të bëhet edhe historiku i fshatit. Si për 100-vjetorin e luftës së 1914ës, ashtu edhe për hartimin e historikut, u miratuan objektivat që duhet të realizohen dhe komisionet përkatëse, sipas programit të më poshtëm.

1. Ngritja e një memoriali në Koprift kushtuar qëndresës së fshatit tonë në bashkëpunim me Kuçin e Bolenën kundër turqve gjatë  kryengritjes së Tanzimatit. Ngarkohen: Kastriot Karabolli, Agim Mataj, Lili Memushaj, Shkëlqim Leskaj, Selman Memushaj, Hetem           Ribaj.

2. Bërja e historikut të fshatit. Ngarkohet komisioni me nënkomisionet e mëposhtëm.

Komisioni Kryesor: Seit Jonuzaj (kryetar), Rami Memushaj (n/ kryetar), Çize Xhaferaj, Kastriot Karabolli, Gafur   Shametaj,  Besnik Gjonbrataj; Ylli  Shakaj.

Për periudhën lashtësi-1938: Rami Memushaj, Enver Strataj, Besnik Gjonbrataj

Për periudhën 1939 -1948: Seit Jonuzaj, Gafur Shametaj, Xhelo Dautaj, Enver Golloshaj, Kastriot Karabollaj.

Për periudhën 1949-2014: Pullumb Gjonbrataj, Çize Xhaferaj, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Sulo Hoxhaj, Pullumb  Gjonbrataj, Sefer Jonuzaj, Shkëlqim  Leskaj, Besim Jonuzaj, Lefter Hysaj, Hamit Muharremaj, Bastri Hoxhaj.

3. Përmbledhje folklori (libër me këngë popullore, bejte, vjersha, vaje etj. të mbledhura nga folkloristë për Kallaratin dhe prej  kallaratasve). Ngarkohen: Hiqmet Meçaj, Llambro Hysaj, Petrit Qejvanaj, Hyso Xhaferaj, Zeqo Hoxhaj.

4. Afatet e dorëzimit të materialeve: shkurt 2014; Diskutimi i materialeve: mars-prill 2014; Botimi i historikut të përfunduar:  qershor 2014 (tirazhi 300 copë).

5. Komisioni organizues i veprimtarive kushtuar 100-vjetorit të luftës së 14-s: Kastriot Karabolli (kryetar), Ilir Memushaj, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Zeqir Hoxhaj, Lefter Qejvanaj, Sefer Jonuzaj, Laver Gjonbrataj, Kalo Memushaj.

6. Orari i zhvillimit të veprimtarive, e shtunë, 16 Gusht 2014:

10:00   Përurimi i memorialit në Koprift

11:30   Përurimi i bazoreliefit në Qafë të Ubavit

12:00   Tubim (mbajtje kumtesash) në Morrëz

13:00   Program i grupit polifonik të fshatit dhe grupe të tjera

14:00   Dreka

15:30   Mbarimi i ceremonive

7. Shënojmë se gazeta “Kallarati” do pasqyrojë në faqet e saj herë pas here ecurinë e zbatimit të këtij programi. Ndërsa në numrin e muajve maj-qershor të 2014-s do botojë shkrime që lidhen me atë luftë vetëmbrojtëse, qëndresën heroike të burrave e grave kallaratas dhe sakrificat e mëdha njerëzore e materiale, si humbje jetësh, djegia krejtësisht e fshatit, shpërngulja e përkohshme e popullit etj.

8. Për këto çështje, redaksia e gazetës do mirëpres shkrimet që do t’i vijnë nga çdo bashkëfshatar yni që ka njohuri se çfarë ndodhi në atë  luftë të pabarabartë që “vrini o burra më ta / se greku më qafë u ra”.

Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që ndodheni!

Ky program veprimtarish në kuadrin e 100-vjetorit të Luftës së 1914-s, kërkon përkushtim e mbështetje të gjithanshme morale e materiale e të gjithëve, pa të cilën nuk mund të realizohet ashtu siç e do nderi i fshatit. Për këtë: janë të lutur të gjithë ata që zotërojnë materiale të shkruara (dokumente e kujtime për fshatin; këngë popullore e legjenda të fshatit tonë), t’ia japin dorazi në Vlorë Seit Jonuzaj dhe në Tiranë Besnik Gjonbrataj ose t’ia dërgojnë komisionit në adresën: [email protected] dhe [email protected].

Kryerja e këtyre punëve ka nevojë për fonde materiale. Për këtë kërkohet kontributi financiar i të gjithë bashkëfshatarëve, sipas mundësisë së secilit. Prandaj jeni të lutur të jepni ndihmën tuaj, duke dërguar kontributin tuaj në numrin e llogarisë:

Banka: Societe Generale Albania.

lek në numrin e llogarisë: 1175099

euro në numrin e llogarisë: 1175101

IBAN 117510

Pë çdo kontribut kontaktoni në adresat:

[email protected] ose [email protected], si dhe në numrin e celularit të Sefer Jonuzi: 00355682745862

Shënojmë se gazeta edhe në këtë rast do pasqyrojë në faqet e saj emrat e të gjithë dhuruesve dhe shumat e dërguara nga secili. Për të qenë bashkë në Kallarat me rastin e këtij 100-vjetori, jeni të lutur t’i planifikoni pushimet për viti e ardhshëm në mënyrë të tillë që më 16 gusht 2014 (ditë e shtunë) të jemi të gjithë pjesëmarrës në këtë festë të madhe të fshatit tonë

KRYESIA E SHOQATËS K/A “KALLARATI” 

Next Post

Gazeta Kallarati nr. 72

Hën Pri 7 , 2014