Pushteti Lokal në Kallarat, historia dhe aktualiteti

  • Kur Fshati i Kallaratit ishte i vendosur në Kunjovë, ka qenë qendër administrative, Nahije dhe ka administruar fshatrat që ndodhen sot dhe që nuk ishin në atë kohë (territorin e Kuçit, Bolenës, Vranishtit dhe të Tërbaçit). Kjo periudhë i takon viteve 1300-1500, Nahija administrohej nga një kadi.
  • Nga viti 1566 deri në vitin 1575 ka qenë në vartësinë e Nahijes së Kurveleshit me qendër në Progonat dhe kishte vartësi nga Sanxhaku i Vlorës.
  • Nga viti 1575 deri në vitin 1860 ka patur pleqësi, e cila varej nga Kazaja e Kurveleshit dhe kjo varej nga Sanxhaku i Delvinës.
  • Nga viti 1860 deri në vitin 1885 kalon në vartësi të rrethit të Gjirokastrës dhe si qendër kazaje ka patur Progonatin.
  • Nga viti 1891 deri në vitin 1914 pleqësia e Kallaratit varej nga Komuna e Himarës dhe kjo nga Prefektura e Gjirokastrës.
  • Nga viti 1914 deri në vitin 1920 varej nga Komuna e Kuçit dhe administrohej nga Prefektura e Vlorës.
  • Nga viti 1921 deri në vitin 1945 kishte vartësi nga Komuna e Kuçit dhe nga Prefektura e Gusmarit, Prefektura e Gjirokastrës.
  • Nga viti 1945 deri në vitin 1949 në Kallarat u krijua Lokalitet me fshatin Bolenë, kryetar lokaliteti ishte Muço Gjonbrataj, sekretar Izet Muçua dhe përgjegjës i tregtisë Telo Duro. Qendra e lokalitetit ishte në Qafën e Ubavit dhe varej nga rrethi i Gjirokastrës.
  • Nga viti 1949 deri në vitin 1955 Këshilli Popullor i fshatit të Kallaratit varej nga lokaliteti i Kuçit dhe rrethi i Kotës.
  • Nga viti 1956 deri në vitin 1975 Këshilli Popullor varej nga lokaliteti i Kuçit dhe rrethi i Vlorës.
  • Nga viti 1975 deri në vitin 1992 Kallarati ka patur Këshill të Bashkuar së bashku me fshatin Bolenë me qendër në Hundë të Xhepe dhe kryetar i këshillit ka qenë Salo Rexhepi (Mataj).
  • Nga viti 1992 deri me sot pleqësia e Kallaratit ka vartesi nga Komuna e Vranishtit me qendër ne Horë dhe nga Prefektura e Vlorës.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga: Apostol Pango, Fjalori Enciklopedik i Sarandës dhe Delvinës faqe 83, botim 2003; Selami Pulaha, Qëndresa e popullit shqiptar kundër pushtuesve osmane, dokumenti Nr.176 datë 16/01/1692; Gazeta “Kuçi i Labërisë”, mars 2003, fondi i arkivit të Mustata Luçit.

Botuar në gazetën Kallarati, Nr. 28 Mars-Pill 2006

Next Post

Kallarati në Enciklopedinë e Kurveleshit

Die Pri 22 , 2012
Dy fjalë për librin “Enciklopedia e Kurveleshit” Libri, “Enciklopedia e Kurveleshit” e autorëve Nasip Meçaj, Xhemil Çelaj dhe Fatmir Toçi, është një botim i plotë që përshkruan në nivel rajonal dhe kombëtarë këtë krahinë. I gjithë sfondi i Kurveleshit është trajtuar sipas 2000 zërave të të gjitha fushave. Përveç historisë […]