QË NDODH

 

 

 

Unë tani do dashuroj një tjetër

por kjo s’do të thotë

se do shkel mbi ty

ashtu si kitaristi,

që, pasi iu thye kitara e vjetër,

duke luajtur këngën e jetës

me fuqi,

me kitarën e re nisi të luajë

përsëri

melodinë e preferuar

të kitarës së parë të vdekur.

Por kallot e melodisë së vjetër

do rëndojnë

mbi melodinë e re.


Ptrit Qejvani, 1970