SHIRAT

 

 

Shirat sërish nisën të qullin botën,

Kurse unë i menduar ngre perden e dritares

Kishin filluar shirat

Kur me ktheve shpinën.

Tani të trokiturat e pikave në xham

Më kujtojne takat e tua të ndarjes.

Jashtë bie shi.

Në dhomë për ty

Bien shira cigaresh...

 

Petrit QEJVANI