SHQIPËRIA, BERISHA DHE SAMARAS, NGA PETRIT QEJVANI

Fjala ime

PetritQejvaniShumëkush do bëhet kurioz të mësojë se ç’i bashkon këta emra në një titull. Dy të parët dakord, Shqipëria dhe Berisha. Po i treti, c’hyn këtu? Sigurisht dikujt do t’i shkojë mendja te fakti që jemi vende fqinjë, që kemi emigrantë në Greqi. Por nuk është kjo. Si në cdo cështje ku është prezent Berisha, ka gjithmonë dicka që “nuk shkon”, dicka jo të zakonshme. Dhe ky është vet Berisha. Aftësia e Berishës për të shitur absurden si të zakonshme dhe fantastiken si reale. Gënjeshtrat më të mëdha në gojën e Berishës shpesh bëhen të vërteta të besueshme. Kjo, vec aftësisë së gënjeshtarit, edhe për faj të të gënjyerve. Pra, Berisha si njeri, si dukuri, si mënyrë të foluri, si fenomen politik. Shkurt Berisha si stil. Pikërisht natyra ekstranormale e Berishës si politikan, ligjerimi i tij politik, sidomos guximi dhe fantazia e shfrenuar, bëjnë “cudira”. Dhe kjo e gjitha me një fjalor shumë të thjeshtë, të përshtatshëm për turmat.

Ky përralltar politik modern thotë gjera, që politikanë të tjerë nuk do të guxonin t’i shqiptonin. Ai luan pa mëshirë me fjalën. E përdor atë mizorisht dhe shpesh thotë gjera, që nuk t’i merr mendja me një natyrshmëri të hatashme. Berisha e ka programuar e standartizuar shprehjen e tij politike me një teknologji djallëzore, ndonëse naive në dukje, dhe flet njëlloj si para militantëve të tij, ashtu edhe para ndërkombëtarëve. Ky mjeshtër i hiperbolës politike, që nuk tutet prej fjalës dhe efektit që shkakton ajo, është i rrallë në skenën poltike, jo vetëm shqiptare.Tek ai fjala eshte armë. Me të mashtron opinionin, me të ekzekuton opozitën. Një fantazist i tillë, që ka folur dy vjet rresht për centale atomike në Shqipëri (vendin më të prapambetur të Europës), ndërkohë që ato paraqiten me probleme edhe në vendet më të zhvilluara të botës, që flet para të huajve si para ithtarëve të tij, i sigurt se e besojnë, që thotë se pas Gjermanisë jemi ekonomia më e qëndrueshme e Europës!.. (kjo edhe në sy të europianëve), që flet para bisnesmenëve turq në Stamboll me fjalë dhe gjeste si para deputetëvë të PD, kur thotë se ne këto vitet e fundit kemi 8-fishuar investimet turke në Shqipëri dhe ata të shushatur shohin njeri-tjetrin në sy, kur i thotë kryeministrit turk pa i levizur qerpiku se ti ke gjak shqiptar, kur në samitet e qeverive apo PPE-ve flet për “mrekullinë” shqiptare në Europë, sigurisht që është një personazh grotesk, që nuk e ka shokun. Pikërisht mungesa e drojës prej fjalës është edhe cvlerësimi më i madh që ai i bën fjalës. Por jo i efektit që shkakton te turmat. Pse është autosugjestionuar vet më parë, i sugjestionon edhe të tjerët. Në këtë pikë Berisha do jetë objek interesant studimi për politologët, sociologët dhe psikologët. Po kjo i takon të ardhmes. Pikërisht për shkallën e autosugjestionit është “habitur” edhe z.Samaras (kryeministri aktual grek) ne ate kohe në opozitë.

Berisha me bëmat e tij të del përpara dhe kur je jashtë Shqipërisë. Rastësisht, kur isha në Athinë për vizitë te një mik, i cili sapo ishte kthyer nga Shqipëria, ndërsa bisedohej për internetin tha se Berisha është fantastik, kur thotë se në cdo fshat shqiptar do ketë internet falas. Kjo shkaktoi ilaritet.Ndërsa e shoqja e tij, një mësuese, që bënte kurse me nxënës në një lagje të pasur të Athinës, ndërhyri pa pritur, duke qeshur: Ë dini c’më tha Samaras një ditë në shtëpinë e një deputeti, që i mësoja vajzën? Kur mori vesh që isha shqiptare Samarai vuri buzën në gaz: Si e keni kryeministrin me shëndet? Se kur na flet në mbledhjet e Partive Popullore Europine na lë pa mend, flet për Shqipërinë sikur është Zvicra! Vërtet Berisha është i rrallë. Jo më kot ky personazh kundërthënës dhe zhurmëmadh, dominon skenën e sotme politke shqiptare. Kurajoja për të thënë të pavërteta të mëdha si të vërteta të thjeshta dhe të padyshimta si dhe frekuenca e lartë e përsëritjes së tyre për t’i ngulitur, e bëjnë atë një fenomen në politikën shqiptare. Kështu, një pjesë të madhe të shqiptarëve e ka marrosur, opozitën e ka paralizuar, ndërsa të huajt i argëton.

Prill,2012, Athine

Marre nga blogu  Fjala ime i Petrit Qejvanit

Next Post

SHQIPËRIA, BERISHA DHE SAMARAS, NGA PETRIT QEJVANI

Mar Tet 2 , 2012
Fjala ime Shumëkush do bëhet kurioz të mësojë se ç’i bashkon këta emra në një titull. Dy të parët dakord, Shqipëria dhe Berisha. Po i treti, c’hyn këtu? Sigurisht dikujt do t’i shkojë mendja te fakti që jemi vende fqinjë, që kemi emigrantë në Greqi. Por nuk është kjo. Si […]
PetritQejvani