SKËNDERBEU ( balade)

Hiqmet Mecaj


Ç’u bë Skënderbeu ynë,
ushtën ku e la?
U këput si lis i rëndë,
porsi lisi ra.
U bë mjegull që hordhitë,
udhës t’i verbojë,
u bë lumë i rrëmbyer
vrapin t’u pengojë.

U bë këngë popullore,
rrjedh si gurrë mali,
zë e flet nga çiftelia,
si dikur nga kali,
pastaj ngrihet sipër gërxhesh
sulet ajo këngë,
mbi hordhitë, mbi hordhitë,
bie porsi shkëmb.

Ç’u bë Skënderbeu ynë?
Thonë u bë erë,
kur shikon nga larg rrezikun
vërshëllen paprerë,
pa thërret në gjithë vendin,
vet shkon në kufi,


bëhet mal me shtatë kreshta
gjithë shtati i tij.

Ç’u bë Skënderbeu ynë,
shpatën ku e la?
Kali i bardhë jelegjatë
përmbi varr ç’i ra.
Mbinë këngët edhe lulet,
manushaqe, mendra,
përmbi varr një pyll i dendur,
pylli me legjenda.

1965

Next Post

NAIMIT, POEZI

Pre Maj 25 , 2012
Nuk kishte shpatë. Një pendë të vogëldhe një dorë të vogël – trëndafil të bardhë,dy bebëza prerë nga agimet mbi Frashër,një zemër, që rrihte, Shqipëri, tik-tak.Ndodhka që dhe me pendë të vrasësh shumë,përshembull natën, përshembull urrejtjendhe të ndezësh një flakë të bukur, të bukur,duke djegur nga malli dhe dashuria veten.Dhe […]
Hiqmet Mecaj

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt