Çet’ e parë në mal dolli;
dolli malit për liri,
bëri thirrje an e mbanë,
në të gjithë Labëri,
me njëherë u mbëlodhë,
s’meti burrë në shtëpi.
Beunë si qëndrë zgjodhë,
çetat u bënë gati,
u ndanë nëpër sektorë,
filloj lufta me furi,
Llogora me Kot e Gjormë,
brënda natës u përfshi,
pesagjashtëqind ushtarë,
u vran atë nat aty,
dhe me Gotin gjeneralë,
bashkë me shtabin e tij.
Dhjetë batalione qenë,
në të tre këta sektorë,
të gjithë robërë mbenë,
material pa llogari,
mëngjes Drashovicë erdhë,
dhe aty u bë gërdi,
treqind të vdekurë mbenë,
oficer e ushtëri,
tetëqind robër u zunë,
depo të mëdhaja tri,
municion e predha shumë,
predha për artileri.
Hasan Kallarati