TE KY RRAP I MADH, POEZI

Hiqmet Mecaj

Te ky rrap i madh thellë është futur 
dhe jeta dhe vdekja, 
dhe kënga dhe lufta. 

Pemë degëgjera, 
zemërgjera pemë, 
ç’u bë Hajredini? 
Nën rrap ç’e prenë! 

Jeta jonë fort, në brigje lumenjsh, 
u shtrëngua, ja, 
dhe kur brigjet shternin, 
mbi lumenj prej gjaku 
lulëzonte rrapi. 

Trembëdhjetë bilbila 
ishin edhe mbenë, 
lule e bukurisë, 
ç’u bënë bilbilenjtë? 

Gjethet nëpër vjeshtë tutje i hedh era 
dhe me dhimbje dridhen, 
dridhen e kërcasin nënë hapin tonë. 

Degët nëpër vite 
i rrëzon sëpata, 
dridhen e kërcasin nënë gjuhë zjarri, 
kalbet dhe litari. 

Bilbilenjtë trima koha s’i rrëzon. 

Te ky rrap i madh 
thellë është futur 
dhe jeta dhe vdekja 
dhe kënga dhe lufta, 
rrinë pranë e pranë… 
Ja, ditët e mia, mbi trupin e tyre, 
biskojnë fidanë.

1971

Next Post

G U R, POEZI

Sht Maj 26 , 2012
Gur,tek ti e kërkojbiografinë e fisit tim.Pak te fytyra e Deas,pak te shpellat e Velçës,pak te muret e Krujës,pak te gryka e Kaçanikut.Gur –  armë,gur – shtëpi,gur – libër,gur – përjetësi.1983
Hiqmet Mecaj

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt