TË NOHIM SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN BAJRAM KARABOLLI

Bajram Karabolli – lindur në Mavrovë (Vlorë) në 1943, prindërit e tij me origjinë nga Kallarati (Vlorë).

Ka kryer fakultetin Gjuhë-Letërsi-Histori në Institutin e Lartë të Shkodrës (1964), po ashtu ka kryer studimet në UT në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi (1975).

Deri në 1992 ka punuar si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në disa shkolla të ndryshme të rrethit të Vlorës.

1992–1997 ka qenë me detyra të tjera shtetërore në rrethin e Vlorës, në M. J. dhe në Ambasadën e R. Sh. në Varshavë.

1997-2008 ka emigruar në Argjentinë e Kili. 2000-2001, me një bursë të ACNUR-it ka kryer studime për gjuhën spanjolle (castellano) në Laboratorin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Buenos Airesit.

Ka botuar vëllimin me tregime “Rrëfime në dy kohë” (2010). Në Poloni është botuar novela e tij “Polakja”, e përkthyer në polonisht dhe në gjuhën esperanto (2012).

Në shtypin letrar periodik të sotëm (Milosao, Mehr Licht, Ilyria (SHBA), Nacional, Jeta e Re (Prishtinë), Symbol (Prishtinë, Shkup, Tiranë), etj.)

Bajram Karabolli ka botuar krijime të tij dhe shumë përkthime (poezi, tregime, ese, etj.) nga autorë të shquar hispanikë.

Për punën e tij si përkthyes nga spanjishtja Bajram Karabolli u nominua prej Akademisë Kult për vitin 2011 një ndër tre përkthyesit më të mirë në Shqipëri, për përkthimin e romanit “Festa e cjapit” të nobelistit Mario Vargas Llosa.

Për vitin 2012, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në konkursin kombëtar të organizuar prej saj për çmimin Pena e Argjendtë, e renditi në katër përkthyesit më të mirë të vitit, me përkthimin nga spanjishtja të vëllimit me tregime “Muaji më mizor” i shkrimtares spanjolle Pilar Adón.

Po ashtu është fitues i konkursit të Ministrisë së Kulturës për përkthimet për vitet 2015 me përkthimin e romanit “Dedektivët e ergër” të Roberto Bolanjos dhe në vitin 2016 për përkthimin e vëllimit me tregime “Tregime të jashtëzakonshme” të Carlos Fuentes.

PËRKTHIME TË BAJRAM KARABOLLIT NGA SPANJISHTJA

Të botuara:

1. “Festa e cjapit”, roman nga nobelisti Mario Vargas Llosa (Shtëpia Botuese SKANDERBEG BOOKS, 2010).

2. “Vajza e prapë”, roman nga nobelisti Mario Vargas Llosa (Shtëpia Botuese SKANDERBEG BOOKS, 2010).

3. “Si të dalësh nga rrugica e maces”, një ese mbi globalizmin nga ish-ambasadori i Spanjës në Shqipëri (Shtëpia Botuese AIIS, 2011).

4. “Përralla për fëmijë” nga shkrimtari argjentinas Rodrigo Ures (Shtëpia Botuese ILAR, 2011).

5. “Tregime latinoamerikane”, vëllim me tregime nga autorë të mëdhenj latinoamerikanë (Shtëpia Botuese ILAR, 2012)

6. “Muaji më mizor”, vëllim me tregime nga shkrimtarja spanjolle Pilar Adon (Shtëpia Botuese TOENA, 2012).

7. “Sfida e krijimit”, vëllim me ese, studime e biografi nga nobelistë dhe autorë të shquar hispanikë (Shtëpia Botuese ILAR, 2013).

8. “Dashuria e Terezës”, vëllim me tregime nga shkrimtari domenikan José Acosta (Shtëpia Botuese ILAR, 2013).

9. JUAN RULFO, VEPRA E PLOTË: “Pedro Paramo” (roman) dhe “Rrafshina në flakë” (vëllim me tregime) (Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE, 2015).

10. TREGIME TË ZGJEDHURA HISPANOAMERIKANE (Antologji) (Shtëpia Botuese ILAR, 2015).

11. “Lëvdatë për njerkën”, roman nga nobelisti peruan Mario Vargas Llosa (Shtëpia Botuese SKANDERBEG BOOKS, 2015.

12. “Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën”, vëllim me tregime nga shkrimtari spanjoll Cristian Crusat (Shtëpia Botuese ALBAS, 2016).

13. Poetë të shquar hispanikë (Antologji poetike) (Shtëpia Botuese ILAR, 2016).

14. “Mbi heronjtë dhe varret”, roman nga shkrimtari argjentinas Ernesto Sabato (Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE, 2016)

Janë gati për botim:

1. “Detektivët e egër”, roman nga shkrimtari kilian Roberto Bolaño (Shtëpia Botuese TOENA).

2. “Të qetë në kohë lufte” Cristian Crusat (Shtëpia Botuese ALBAS).

3. “Tregime”, vëllim me tregime nga shkrimtari meksikan Carlos Fuentes (Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE)

 

4. “Zhdukja misterioze e Markezushes de Loria”, roman nga shkrimtari kilian José Donoso.

Next Post

Rrugëtimi në jetë i veteranit 90 vjeçar Xhelo Dautaj

Enj Shk 9 , 2017
  -Rrëfim-   Një rrugëtim në jetë prej 90 vjetësh nuk janë as shumë, por as edhe pak, po të kemi parasysh moshën mesatare në vendin tonë, atë të burrave që është rreth 75-tave. Në ketë botë secili ka fatin të jetojë jetën dhe ditët e tij. Jeta, ashtu siç nuk […]