TY TË KËRKOJ

PetritQejvani

Mundohem të të harroj ty,

Trupin tënd-hapësirë e bardhë me valë të trazuara

Sytë e tu-dritaret e mia

Buzët e tua-afshin tim fërgëllues

Dhe gjinjtë-kënaqësinë e gjumit tim ëndërrues

Që vritet sa herë jam larg teje…

Dhe jam i pafuqishëm të të harroj

Sepse pa ty jam një pemë rrënjëdalë

Që thahet brenda ditës

Pa ty më mungon pesha

Kaq e nevojshme për ekuilibër

Dhe bota më duket si një objekt butaforik

Që shqisat i zhgënjen.

Kur dua të të harroj

Trembem të të harroj

Se harroj veten.

Kaq e vështirë është të të harroj

Sa duhet të të kërkoj.

 

Petrit Qejvani,1989

Next Post

Bjondja e Pireut

Hën Maj 28 , 2012
            Në kafe ‘Notos’ në mbrëmje buzë detit Përballë një bjonde greke më rri As dëgjoj fare ç’më thonë shokët Në tavolinën përballë është ulur një perri.   E bukur, o zot!një Helenë moderne Me kostum meshini të zi rri serbes Herë pas here hedh […]
PetritQejvani

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt