U VRA GJELBËRIMI

 

 

 

U ngritën pallatet shumëkatësh drejt qiellit.

U gëzuam. Qyteti po ndryshonte.

Na kish marrë malli për ndërtesa – male.

Tani u ngritën kaq shumë pranë njëra– tjetrës.

Duke vrarë për vdekje gjelbërimin.

Do të na marrë malli për pemët…

Dhe një oaz i gjelbërt që thamë se shpëtoi

Të nesërmen e gëlltitën buldozerët.

U vra gjelbërimi i qytetit.

Lubia e ndërtimit e pangopur

Vjell kudo beton dhe hekur.

Ku janë ambientalistët?!

Po qytetarët,

që do të duhet të lëvizin me bombula oksigjeni me vete?

Askush s’e dëgjon mallkimin e qytetit.


Petrit QEJVANI, Maj 2006

 


 

Next Post

KËNGA E NJERIUT TË NDERSHËM

Mar Pri 14 , 2020
Kjo botë shëmtohet sa herë  pasuria bëhet qëllim në vetvete dhe  e vret njerun. Autori Unë jam njeri i thjeshtë, i zakonshë Dhe këndoj për vete, për njerëz si unë. Por as shqisat, as shija s’më mungojnë Për ta shijuar botën sa të mund. Dhe s’ më vjen turp, as […]