URIM PËR VITIN E RI

 

 

 

 

Kur akrepat e orës puthën njeri-tjetrin

zilja e telefonit më ftoi ta ngre.

Gëzuar vitin e Ri.

Ishte një zë gruaje i butë si kadife

plot mister në vetminë  e dhomës sime të errët.

E pyeta kush ishte, i drojtur,

se mos më ikte

si një zog i bukur,

që këndon

në degën e shpresës së akullt.

Një grua, tha dhe e mbylli telefonin.

Për pak çaste

dhoma u mbush me zogj, që këndonin

dhe befas ngrinë

në mes të këngës.

 

Petrit QEJVANI, 2006