VITET IKIN

 

 

 

 

 

Vitet ikin një nga një,

mikja ime.

Gjumi vjen, por nuk më zë,

mikja ime.

Se kam frikë se s’zgjohem më,

mikja ime.

Vjesht’e jetës ka trokitur,

mikja ime.

Portën zemra hap tronditur,

mikja ime.

Pem’e jetës nis të thahet,

mikja ime.

Fruta e gjethe më nuk ka,

vec në kujtime.

Edhe pak e dimri plak

është te dera.

Jetës sonë t’i vërë kapak,

moj e mjera…

 

Petrit QEJVANI, 2006