VEGIM I NJË KUJTIMI

 

 

 

Përpara kam fotografinë

Ulur në stol të pranverës me ty.

Ti qesh,qesh dhe unë.

Qeshim të dy.

I zymtë vështroj këtë pamje

Të zhveshur nga vjeshta e ndarjes tani.

Dashuria jonë u tha si ai druri i bukur i  qershisë,

Që e thau thëllimi dimrin që shkoi

Dhe më kot fëmijët pritën verën të skuqnin buzët

Dhe kopshtari i krrusur

Vështron i trishtuar qiellin

Me të drejtën e protestës

Për mundimin e tij.

Por në botë parashikohen dhe thëllimet.

 

Petrit Qejvani,1971