KUJTOJMË FIQIRETE RJEPAJ NË 24 VJETORIN E NDARJES NGA JETA

IN MEMORIUM.
(Nga Violeta Xhaferaj për kunatën e saj Fiqirete RJEPAJ, ndarë nga jeta 24 vjet më parë)

E dashur Fiqo (Fiqirete),
Sot u bënë 24 vjet që TI je ndare nga kjo jetë, 16 Korrik 1999, në moshën 53 vjeçare. E kë nuk pikëllove ti kunata ime, ti motra ime!? Hidhërove e pikëllove nënën tënde, motrat e vellezërit e Tu, bashkëshortin tënd (Nekiun), vajzën (Edlirën) dhe djemtë (Yllin, Arianitin e Hektorin), por hidhërove pa masë dhe vjehrrën tënde (Velidenë) e kunatën e kunetërit e Tu.

Ti, Fiqua jonë ishe rritur me ne, sepse erdhe në Rjepaj në një moshë të re. Erdhe nga Gjirokastra për herë të parë me fustan të bardhë në Kallarat në moshën 18 vjeçare. U rrite me ne, punove me ne, gëzove me ne, por nuk qe thënë që të ishe gjithmonë me ne, se jeta t’u këput në mes, në kohën më të mirë që ti do gëzoje me fëmijët e tu, me nipërit e mbesat e tua.

Ike dhe le të pikëlluar e helmuar bashkëshortin tënd, fëmijët e Tu dhe të gjithë ata që të kishin njohur.

Fiqua jonë, ike aksidentalisht në rrugë, ishe nisur të vije në shtepi dhe fatkeqësisht të sollën të tjeret!!!

Ishe vajzë e mrekullueshme e me vonë grua zonjë. Ashtu e bukur, e qeshur, punëtore, nikoqire e mirë, gojëmjalt dhe e dashur do të mbahesh mend nga të gjithë ata (ato) që të kanë njohur, që jetuan e punuan me Ty, kunata ime e shtrenjtë.

Ike shumë shpejt, nuk gëzove jetën Tënde e nuk gëzove fëmijët e Tu (17 vjeç e le Hektorin), nuk i shijove arritjet e tyre.

Mezi i shkruaj këto rreshta, kunata e motra ime, zemra nuk ma thotë, duart më dridhen, sepse nuk e besoj që ti je ndarë nga ne, por të detyrohem, ndoshta dhe vonë, por Ti je nga ato që mirëkupton…., sepse të kanë ardhur pranë njerëz të afërm të familjes TËNDE, të ka ardhur para kohe vëllai Agroni.

Rri e qetë, Fiqua jonë, të gjithë të familjes tënde i ke shumë mirë.

Gjithmonë do të kujtohesh me dhimbje, me respekt, dashuri e mirenjohje, FIQUA jonë – përfundon dedikimin e saj Violeta

Në këtë ditë përkujtimore edhe kryesia e Shoqatës “Kallarati” i shpreh familjes RJEPAJ, vlerësim e mirënjohje. Qoftë i paharruar kujtimi i Saj!

Besnik Gjonbrataj

Next Post

KUJTOJMË SHAKAJT E NDARË PARA KOHE NGA JETA.

Pre Kor 21 , 2023
  Enkeleda Hoxhaj, vajza e Lavdi e Sose Hoxhaj (Shakaj), mbesë e Pelivan e Nako Shakaj, nëpërmjet fejsbukut të shoqatës “Kallarati”, në kujtim të 41 vjetorit të humbjes së jetës në mënyrë tepër tragjike, të tezes së saj Minushes, pikërisht më 28 qershor 1982 në krye të detyrës, duke bërë […]