Mbi vështrimin historik te libri “HIMARA në dritën e të dhënave historike ” nga Dr. Zaho GOLEMI

Është mjaft kuptimplote promovimi i “Kurveleshit” së bashku me “Himarën” në një ditë, pse sjell në vëmendjen tuaj pjesën me të tërën, shtëpinë dhe aneksin ose më saktë shtëpinë dhe ballkonin. Po ti referohemi Labërisë si një shtëpi e madhe, si një derë e rëndë e kombit, Himara dhe i gjithë Bregu është ballkoni i Labërisë, një dritare drite dhe një fllad Joni.

Libri Himara është një nga ato perrla të letërsisë monografike shqiptare që do lexohet e do rrojë gjatë. Studiues, historianë e hulumtues të shkencave historike do t’i referohen e do gjejnë në të referenca të mbledhura me kujdes. Autori është një studiues i hollë, një hulumtues e depërtues në rrënjët e të vërtetave historike, një libër për ata që me të vërtetë duan ta njohin historinë ashtu siç është, një libër i paanshëm që e thotë të vërtetën historike “troç”.

ZAHO GOLEMI

Autori, Rami Memushaj u referohet vetëm fakteve. Ai u nënshtrohet të vërtetave historike dhe është një shembull për të gjithë bijtë e bijat e Labërisë se si shkruhet, si punohet për historikun e trevës së Labërisë në shekuj. Janë relativisht të pakta dhe me prurje jo të mjaftueshme, studimet e punimet në fushën e letrave historike. Në këtë fushë të palëvruar mirë, aktualisht mbizotëron, në një farë mënyre, terri i mosnjohjes historike.

Himara është një libër i kthjellët. Autori ka marrë përsipër të shpërndajë mjegullën paragjykuese, duke ndriçuar prejardhjen, lidhjet tradicionale e historike me fqinjët si dhe vendin e saj në Labëri.

Autori, përmes referencave të shumta ka gjurmuar e hulumtuar në kujtesën shkrimore arkivore të historisë. Libri vërteton se Himara, s’ka qenë kurrë një ishull i zbrazur që e ka zbuluar në një ditë me diell oreksi “Megaloman” i 1844-ës.

Himara ka qenë e lirë, si gjithë Labëria. Ka qenë djepi i diturisë në shekuj, djepi që ka përkund kapedanë të zot të patriotizmit, vendi i bukurive të lakmuara.

Autori vjen në librin e vet argumentues e pohues, sjell vërtetësi arkivore historike në të 393 referencave dhe  147 burimeve bibliografike studimore.

Atje, në Himarë, era e detit fëshfërin ison e këngës labe, ison që vajton të dashurin e vdekur dhe shpreh dufin e gëzimit në shqipen e pasur të Kaonëve. Është kjo arsyeja që autori nderohet në panteonin e dijes, pse me librin “Himara…” ka shkruar si bir i saj, si mik i saj duke luftuar për të shpërndarë mjegullën e tymnajën dhe që ka marrë përsipër për t’u hapur sytë atyre që kanë kulturën e duhur për ta kuptuar të vërtetën esencialisht se nga vijnë dhe kush janë.

Koha do t’i rendisë botimet historike të Rami Memushaj, krahas historianëve më në zë, vendas e albanologë të huaj si: Zhan Klod Faveirialit, Edvin Zhak, Longfellou, udhëtarit gjerman Georg Von Hahn (1853), Robert d’Angely (1893-1966), Evelia Çelebia (1776), Edit Durham… dhe padyshim dhjetra profesorëve të tjerë shqiptarë, që së fundi i kanë përmbledhur studimet e tyre në një botim të veçantë të Akademisë së Shkencave për Himarën.

Himarën, këtë perlë në brigjet e Jonit, vendin që lindi shkrimtarë, kapedanë, gjeneralë e klerikë të shquar, kanë pasur fatin ta vizitojnë edhe Martin Liku, Eduart Liri, Bajroni etj, prej të cilëve gjejmë edhe konsideratat e tyre në vargje e në portrete, aq të spikatura që kanë zënë vend në vlerat e vërteta të kulturës sonë kombëtare. Këta vizitorë, në shekuj, kanë qenë kalorës të qytetërimit dhe vlerësues të paanshëm të historisë shqiptare.

Në qoftë se do t’u referoheshim Prof. H. H Robert D’angely tek libri “Enigma” (faqe 307-308), gjejmë këtë vlerësim: “…në këto rajone malësore, shpirti luftarak është ruajtur i pandryshuar dhe i pamposhtur, ai i ka dhënë shpirt, forcës së armatosur të Shqipërisë…. Helenëve që u është errësuar mendja nga emri i shqiptarëve, pretendojnë se ata që banojnë në Shqipëri: “kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet…” por këta helenë, që

Në qoftë se do të citonim studiuesin dhe historianin e shquar Moikom Zeqo, tek “Himara pa eklips” do gjenim dozën e dashurisë për këtë vend të bekuar nga Perëndia : “..Zoti kur e mbaroi së bëri Parajsën e Epërme, i mbeti në duar një copë e saj, s’dinte ç’të bënte me të, e hodhi në brigjet e Jonit, bëri Himarën”. mbajnë një emër të humbur që në antikitet, pas vitit 146 para Krishtit. Helenët humbasin në hamendje dhe nuk e shohin origjinën e vërtetë atëherë kur është çështja për fjalën shqiptar. … Dhe këtë nuk e shkruan ndonjë shqiptar fanatik e emocional por një profesor asnjanës francez, që i përket një Kombi të madh e të qytetëruar të kulturës botërore.

Nga zemra i urojmë, profesor Ramiut, mendje të freskët e prodhimtari të mëtejshme e të begatë.

Ju faleminderit!

Tiranë, më 26 Prill 2005.

Next Post

Himara, e vërteta që nuk duhet fshehur, intervistë e botuar në Gazetën Shekulli

Die Maj 20 , 2012
  Ngjarjet e ndodhura gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2003, e shtynë gjuhëtarin Rami Memushaj, të shkruajë një libër për Himarën. Pse Himara është shqiptare dhe sa e rrezikuar është ajo nga greqizimi   Alma Mile   Grekë apo shqiptarë? Kjo është pyetja që gjuhëtari Rami Memushaj kërkon t’i japë […]