Germadhave te Fshatit Vjeter (Kallaratit)

HasanKallarati

Nga xhadeja kur kaloj,

hedh sytë dhe të shikoj,

gërmadhat e’fshatit tim,

me lot e zi i kujtoj.

Fshati rrëzë malit, nënë hon.

I bukur ishte dhe luluzon,

po sot më ai, nukë jeton,

gurët dhe bari e mbulon,

fshati anti, fshat i vjetër,

pllajës shtrirë, pllajës ngrehur,

radhë si me plan, shtëpitë ndrequr,

nashti ka kohë që rri i fjetur,

kujtimi i tij janë rrënojet,

heshtje dhe heshtje bëjnë trojet,

ndo një zë bilbili, qyqeje digjohet,

dhe kukumjaçja me vajtim argëtohet,

për verë kish rrapin e madh për hie,

për orë kish gurin me hije,

orë e saktë që s’duaj kurdimë,

jeton dhe sot, por s’e fërshëllijnë!

 

Hasan Kallarati

Next Post

Bogonica

Die Qer 3 , 2012
Qesh Bogonica, me kryet lart! Duke shikuarë më të dy kratë, andej detin dhe rivjerën, këtej grykën dhe Shushicën, andej drit’e jetë, begati! Ashtu si në gjithë Shqipëri. Kujton Bogonica jetën e kaluarë, Kohën e vuajtjeve të shëmtuarë, që me shekuj ke provuarë, me luftra e gjak-derdhje pa pushuarë, kujton […]