Qesh Bogonica, me kryet lart!
Duke shikuarë më të dy kratë,
andej detin dhe rivjerën,
këtej grykën dhe Shushicën,
andej drit’e jetë, begati!
Ashtu si në gjithë Shqipëri.
Kujton Bogonica jetën e kaluarë,
Kohën e vuajtjeve të shëmtuarë,
që me shekuj ke provuarë,
me luftra e gjak-derdhje pa pushuarë,
kujton me neveri luftërat antike,
me turqit osmënlli në kryengritje,
dhe strehimin që populli i jepte,
me shpellat, gropat, shkëmbme shpellat,
gropat, shkëmbënjt i mbronte,
Ai mban mënt ti Bogonicë,
Gjermanët me top kur të qëlloninë,
nga qafa poshtë, se lart s’guxonin,
të ngjiteshin me këmbë të të sulmonin?!
HASAN KALLARATI