Romancë

Andi Meçaj

Jam kthyer përsëri, përsëri nuk dihet se ku shkova,

një tjetër që rrobat dhe hapat e mia kishte veshur,

si zakonisht në ora tetë mbërriti. Të hapur e gjeti derën,

zemrën e gruas si zakonisht të mbyllur.

Të parën shqelmoi veten, pastaj muret,

dritaret nga frika shkundën xhamat dhe shkoi të shtrihej

nën zhurmën e ëndrrave, që vetë urdhëroi,

të flinin.

Next Post

PËRGJIM, POEZI

Sht Qer 9 , 2012
  Shtëpia rënkon nën kornizat varur mureve dhe ti një ditë do të mbyllesh atje, muret përsëri do të ankohen, ti, jo, nuk ke kujt t’i bërtasësh, fjalën e tyre të fundit dyert e thanë, të trokiturat ndalohen me ligj, tashmë ka humbur fletankesa jote,   dhe trupi rebelohet, duart […]
Andi Meçaj