Katër pleq lozin letra,
Kaçi humbet, Baçi fiton,
Thimua shan, Lorua mërmërin.
Mbasdite e dielltë prilli,
kafeneja e zbrazur fle,
pastaj kalon ajo,
ajo me gjinjtë kërcënues,
minifundin e padukshëm
e fytyrën engjëllore,
që ua vjedh shikimin,
duke i verbuar,
vetëm për një çast,
çast aq i gjatë,
sa harrojnë të vdesin.
2011
Nga Andi Meçaj