TE PIJETORJA “GJASHTË GLLËNJKA TË SHPEJTA”, POEZI

Andi Meçaj

-Përse këndojnë natën varrezat?!

Më pyeste një i dehur,

tek e shoqëroja me një teke,

më 11 të natës, në të hyrë

të Rrugës së Re, tek pijetorja

“Gjashtë gllënjka të shpejta”.

Nuk i dhashë kurrë përgjigje,

gjithmonë ndërroja bisedë,

jo se nuk kisha përgjigje,

por më pëlqente pyetja,

më pëlqente të besoja

se varrezat dinë të këndojnë,

të këndojnë pa zë.

2011

Nga Andi Meçaj