-Përse këndojnë natën varrezat?!
Më pyeste një i dehur,
tek e shoqëroja me një teke,
më 11 të natës, në të hyrë
të Rrugës së Re, tek pijetorja
“Gjashtë gllënjka të shpejta”.
Nuk i dhashë kurrë përgjigje,
gjithmonë ndërroja bisedë,
jo se nuk kisha përgjigje,
por më pëlqente pyetja,
më pëlqente të besoja
se varrezat dinë të këndojnë,
të këndojnë pa zë.
2011
Nga Andi Meçaj