Erdhëm,
ku erdhëm këtu?!
Këtu ku edhe aromat e dikurshme
s’gjenden më as kornizave,
kornizat kanë 20 vjet mërguar,
mërguar, mureve që na shohin të huaj,
të huaj na puth dhe dielli,
dielli ynë thinjur nga pritja e gjatë,
i gjatë malli për gurët,
gurët, të vetmit që njohën kthimin,
kthimin tonë klandestin.
2011
Nga Andi Meçaj