U lind në Kallarat më 1929. Përfundoi studimet e larta në ILB të Kamzës në vitin 1963. Ka kryer detyra të ndryshme në sektorin e Bujqësisë, si kryetar kooperative bujqësore (Sevaster e Risili), kryeagronom në NBSH Llakatund dhe deri në vitin 1990 drejtor i stacionit të kërkimeve shkencore të Frutikulturës në Vlorë. Ka mbrojtur temën për doktor i shkencave në vitin 1990, pjesëmarrës në disa konferenca ndërkombëtare për ullirin, ku ka mbajtur edhe kumtesa e referate.
Përveç bujqësisë ka hobin e vet të lexuarit dhe të shkruarit, duke botuar disa libra midis të tjerave”
- Gurrë Humori, Kamber Aliko dhe Qani Kamberi-2006
- Kallarati në dritën e shifrave njerëzore-2007
- Nëpër dallgë zemre që dhemb-2007
- Nënë Duzja e Mumini, si Bogonica e Çipini-2008
- Ormën Boro Ribaj-2012
Në vitin 1992 doli në pension nga “reforma”. Jeton në Vlorë. Është i zgjedhur në Kryesinë e Shoqatës “Kallarati” dhe në Redaksinë e po kësaj gazete, duke dhënë kontributin e tij modest dhe të çmuar.