Pak nga jeta dhe aktiviteti shkencor e krijues i Llano Malo Llanaj

Llano Llanaj

U lind në Kallarat më 1929. Përfundoi studimet e larta në ILB të Kamzës në vitin 1963. Ka kryer detyra të ndryshme në sektorin e Bujqësisë, si kryetar kooperative bujqësore (Sevaster e Risili), kryeagronom në NBSH Llakatund dhe deri në vitin 1990 drejtor i stacionit të kërkimeve shkencore të Frutikulturës në Vlorë. Ka mbrojtur temën për doktor i shkencave në vitin 1990, pjesëmarrës në disa konferenca ndërkombëtare për ullirin, ku ka mbajtur edhe kumtesa e referate.

Përveç bujqësisë ka hobin e vet të lexuarit dhe të shkruarit, duke botuar disa libra midis të tjerave”

  •  Gurrë Humori, Kamber Aliko dhe Qani Kamberi-2006
  • Kallarati në dritën e shifrave njerëzore-2007
  • Nëpër dallgë zemre që dhemb-2007
  • Nënë Duzja e Mumini, si Bogonica e Çipini-2008
  • Ormën Boro Ribaj-2012

Në vitin 1992 doli në pension nga “reforma”. Jeton në Vlorë. Është i zgjedhur në Kryesinë e Shoqatës “Kallarati” dhe në Redaksinë e po kësaj gazete, duke dhënë kontributin e tij modest dhe të çmuar.

Next Post

Parathenie e librit "Nene Duzja e Mumini si Bogonica e Çipini

Die Kor 1 , 2012
   Është e vërtetë se ne, shoqata “Kallarati” shumë herë kemi menduar për Heroin, Mumin Selami dhe nënë Duzen, e ëma e Heroit, që të shkruanim një monografi duke ngutur njëri-tjetrin, por asnjeri nuk e mori penën për këtë. Është po ashtu e vërtetë se Kallarati ka bija dhe bij […]