Me rastin e 65 vjetorit të rënies së dëshmorit kallaratas, Shuko Ramo Karabollaj.

Shukua lindi në Kallarat në vitin 1914 në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e atdhetare. Babai I tij Ramua dhe dy xhaxhallarët, Birbili dhe Damua kanë qenë pjesëmarrës në qëndresën e kallaratasve ndaj andartëve grekë më 1914 dhe Luftën e Vlorës më 1920 ndaj pushtuesve italianë.

 I ndikuar nga kjo ndjenje  patriotizmi, e familjes së tij por edhe e krejt fshatit Kallarat, bëri që Shukua në fund të muajit Maj 1994 të lidhet me lëvizjen nacionalçlirimtare dhe së bashku me shumë bashkëfshatarë  të tij të inkuadrohet në batalionin e tretë të Brigadës së Tetë Sulmuese. Megjithëse në moshë të re ai dallohej  për trimëri, dashuri me partizanët dhe urrejtje e pakufishmi ndaj pushtuesve gjermanë.

 Duke qenë  se, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Brigadës së Tetë i besohet, sigurimi dhe ruajtja e zhvillimit me sukses të punimeve të Kongresit të Përmetit, batalioni i tretë i kësaj brigade, ku bënte pjesë edhe Shukua, dislokohet në zonën e Pogonit, afër kufirit grek nga ku pritej ardhja e armikut. Dhe kështu ndodhi në fillim të muajit Qershor 1944 forcat gjermane shpërthyen ofensivën kundër forcave të batalionit të tretë, të cilët e përballuan me sukses dhe nuk lejuan përparimin e tij në thellësi të Gjirokastrës dhe Përmetit, duke i detyruar forcat gjermane të sprapsen në panik në drejtim të kufirit grek, në afërsi të Sopikut. Kompania ku bënte pjesë Shukua u urdhërua që natën duke u gdhirë  8 Korriku ta sulmonin kundërshtarin deri në thellësi të tokës greke. Në këtë betejë nga ana e armikut mbetën të vrarë 20 veta dhe shumë të plagosur, kurse nga forcat tona ngelën të vrarë 4 partizanë dhe të plagosur 7 vetë. Midis të vrarëve ishte edhe partizani kallaratas, Shuko Karabolli, i cili ashtu si edhe dëshmorët e tjerë do të ngelet  i paharruar në zemrën dhe mendjen tonë.

 

 Kryetari i Organizatës së Veteranëve  të LANÇL

të fshatit Kallarat, Vlorë

 Pasardhës  Luto Demiri

 

 

Korrik, 2009 

Botuar ne Gzeten “Kushtrim Brezash”

Next Post

Me rastin 65 vjetorit të rënies të dëshmorit Kallaratas Hamdi Shuaip Sheraj

Die Gus 5 , 2012
Ndoshta është rast i rrallë që tre vëllezër dalin partizanë dhe japin jetën për lirinë e Atdheut. Dhe këta janë dëshmorët  Hamdi, Nexhip dhe Zyber Sheraj nga Kallarati i Vlorës. Për arsye ekonomike më vonë vendosen në fshatin  Hysoverdh të Vlorës. Hamdiu lindi më 20 Tetor 1920 në Kallarat në […]