Me rastin e 65 vjetorit të rënies së dëshmorit kallaratas, Shuko Ramo Karabollaj.

Shukua lindi në Kallarat në vitin 1914 në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e atdhetare. Babai I tij Ramua dhe dy xhaxhallarët, Birbili dhe Damua kanë qenë pjesëmarrës në qëndresën e kallaratasve ndaj andartëve grekë më 1914 dhe Luftën e Vlorës më 1920 ndaj pushtuesve italianë.

 I ndikuar nga kjo ndjenje  patriotizmi, e familjes së tij por edhe e krejt fshatit Kallarat, bëri që Shukua në fund të muajit Maj 1994 të lidhet me lëvizjen nacionalçlirimtare dhe së bashku me shumë bashkëfshatarë  të tij të inkuadrohet në batalionin e tretë të Brigadës së Tetë Sulmuese. Megjithëse në moshë të re ai dallohej  për trimëri, dashuri me partizanët dhe urrejtje e pakufishmi ndaj pushtuesve gjermanë.

 Duke qenë  se, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Brigadës së Tetë i besohet, sigurimi dhe ruajtja e zhvillimit me sukses të punimeve të Kongresit të Përmetit, batalioni i tretë i kësaj brigade, ku bënte pjesë edhe Shukua, dislokohet në zonën e Pogonit, afër kufirit grek nga ku pritej ardhja e armikut. Dhe kështu ndodhi në fillim të muajit Qershor 1944 forcat gjermane shpërthyen ofensivën kundër forcave të batalionit të tretë, të cilët e përballuan me sukses dhe nuk lejuan përparimin e tij në thellësi të Gjirokastrës dhe Përmetit, duke i detyruar forcat gjermane të sprapsen në panik në drejtim të kufirit grek, në afërsi të Sopikut. Kompania ku bënte pjesë Shukua u urdhërua që natën duke u gdhirë  8 Korriku ta sulmonin kundërshtarin deri në thellësi të tokës greke. Në këtë betejë nga ana e armikut mbetën të vrarë 20 veta dhe shumë të plagosur, kurse nga forcat tona ngelën të vrarë 4 partizanë dhe të plagosur 7 vetë. Midis të vrarëve ishte edhe partizani kallaratas, Shuko Karabolli, i cili ashtu si edhe dëshmorët e tjerë do të ngelet  i paharruar në zemrën dhe mendjen tonë.

 

 Kryetari i Organizatës së Veteranëve  të LANÇL

të fshatit Kallarat, Vlorë

 Pasardhës  Luto Demiri

 

 

Korrik, 2009 

Botuar ne Gzeten “Kushtrim Brezash”