Me rastin 65 vjetorit të rënies të dëshmorit Kallaratas Hamdi Shuaip Sheraj

Ndoshta është rast i rrallë që tre vëllezër dalin partizanë dhe japin jetën për lirinë e Atdheut. Dhe këta janë dëshmorët  Hamdi, Nexhip dhe Zyber Sheraj nga Kallarati i Vlorës. Për arsye ekonomike më vonë vendosen në fshatin  Hysoverdh të Vlorës.

Hamdiu lindi më 20 Tetor 1920 në Kallarat në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara liridashëse. Që në moshën pesëvjeçare ngelet jetim dhe detyrohet të punojë në dyert e agallarëve si argat. Në moshën 18 vjeçare ai futet në punë në Minierën e Selenicës, ku njohu nga afër  shtypjen dhe shfrytëzimin e egër kapitalist.

Duke përkrahur lëvizjen nacionalçlirimtare, në moshë të re bënë pjesë në Çetën Territoriale të fshatit Mavrovë, ku caktohet në detyrën e korrierit të Çetës dhe merr pjesë në shumë luftime dhe ndihmën që  u  jepnin forcave partizane që luftonin kundër pushtuesve e tradhtarëve të vendit.

 në një nga luftimet për asgjësimin ne depove armike në fushën e Mavrovës, së bashku me pjesëtarët e çetës, pas disa orë luftimesh goditet nga një plumb, i cili i mori jetën Hamdiut në Shkurt të vitit 1944. Gjaku i tij vaditi dhe skuqi Lumin e Shushicës.

  

Kryetari i Organizatës së Veteranëve  të LANÇL 

të fshatit Kallarat, Vlorë 

Pasardhës  Luto Demiri

  

Mars 2009 

Botuar ne gazeten ‘Kushtrim Brezash”

 

 

s� nO�- 2 ,”serif”;mso-bidi-font-family:”Bookman Old Style”‘>Pasardhës  Luto Demiri

 

 

Korrik, 2009

 

Botuar ne Gzeten “Kushtrim Brezash”

Next Post

Me rastin 65 vjetorit të rënies të dëshmorit Kallaratas Nuredin Selam Breshani

Die Gus 5 , 2012
Nuredin Selam Breshani  lindi në fshatin Kallarat të rrethit të Vlorës në vitin 1923 në një familje të varfër dhe me ndjenja të theksuar patriotike, e cila ka marrë pjesë me armë në dorë në mbrojtje të krahinës së Jugut dhe të fshatit të Kallaratit nga shovinistët grekë në vitin […]

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt