Shumë burra të mirë ka patur e ka Kallarati, që i kanë dhënë vlera historike me bëmat e me mendjet e tyre. Në Qafën e Ubavit grumbulloheshin të tërë, kuvendonin e rregullonin çdo punë të fshatit. Mund të përmendim Telo Zhibajn, Meçan Selamin, Birçe Guxhën, Lelo Jazon, Llano Delon, Veliko Muratin, Remzi Janjajn, Zigur Ademin, Maze Dushanin, Sabri e Nazo Muratin, Mëno Demirin, Maman Boçin, Veip Balilin, Rrapush Hysenin, Murat Alushin, Zimo Haxhiun, Sali Asllanin, xha Manxharin me plot humor, Barjam Toçajn, Ferik Fegën, Idriz e Baxhul Musain, Nebo Qejvanin, Kapo Habilin, Xhebro Golloshajn, Muslli Birçen e shumë burra të tjerë kallaratas të kohërave të tyre. Aty afër tyre qëndronte Namiku i vogël i Abazajve . Dëgjonte dhe nuk fliste para tyre nga respekti që kishte për të mëdhenjtë. Po ashtu vepronin edhe të zgjuarit e të maturit në mendime e punë edhe djemtë e brezit pasardhës, si Salo Rexhepi, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, gojëmjalti Lilo Abazaj, Besim Jonuzaj e të tjerë.
Për përshëndetjen e vjershëruar që më bëri Namiku për librin tim “Shtëpia në Cergëza”, unë në të njëjtën mënyrë po i përgjigjem atij me respekt.
TI NAMIK MË BËRE VJERSHË
Ti me librin që më dhurove
Misërgjonasit i nderoje
Me kujtesën shembullore
Shumë breza i kujtoje
Në luftën italo-greke
Ju qëndruat në Cergëza
Në atë shtëpi të vogël
Ku dhe u njohëm më mirë
Shumë herë rrinim tok
Avionët kalonin mbi kokë
Aeroplanët si araba
Hidhnin bomba vardhar
Zimua me Rexhon tim
Ishin njerëz fukara
Cangadhe kishin nga pak
Sa për dhallë në behar
Ti Namik më bëre vjershë
Të përgjigjem në gazetë
Sepse ti ke shumë të drejtë
U njohëm në adoleshencë
Xha Zimua burrë i mirë
Të përcolli për në luftë
Shko me shokë të tha o djalë
Dhe ktheu me ballin lart
Djalë i mirë e me lezet
Që i ri shkove në çetë
Atje gjete shokë të tjerë
Po dhe ca atje të gjenë
Bejazen në fshat e le
Të punonte në terren
Me rini e me gra
Se koha ashtu e donte
Bashkë punuam në hekurudhë
Me lopata e me kazma
Unë e konsideroja motër
Ajo mua si vëlla
Dëgjo o Namik vëllai
Ne luftën e fituam
Po duhej mbrojtur vatani
Dhe detyrën ti e bëre
Kudo që shkove e shërbeve
Detyrën shkëlqyer e kreve
Ashtu të porosiste yt atë
Që të ishe kryelartë.
Kuçjoti Ramadan LALAJ
Botuar ne Nr. 51 te gazetes Kallarati