Është koha që ikën
Është tik-taku i akrepave të sahatit
Që rendin pa ndalim
Është pamundësia për të qenë
Ai , Ajo, që ishe një çast më parë
Është imazhi i hirtë prej shkume
I fytyrës së nënës së ikur
Me buzëqeshjen e ngrirë në cep të buzës
Duke ujitur lulet në oborrin e parajsës
Është ulërima e mbytur e rinisë
7që humbi neper vite
Është trëndafili i tharë i dashurisë
Është dita parahistorike kur u njohëm ne të dy
Është fotografia jonë
Që na sheh e pikëlluar nga korniza
Është jehona e shuar e hapave të hedhur
Është pika e ujit
Që me këmbëngulje indiferente çan gurin
Është gjithçka. që ikën pa mbarim
Është arkeologjia e jetës sonë
Që plotësohet çdo ditë
pa kthim.
Petrit Qejvani