“PUNIME GURI”, NGA AGIM MATAJ (KALLARATI)

FOTO ME DISA NGA PUNIMET PREJ GURI, REALIZUAR NË LEÇE TË ITALISË

Gurëgdhendësi Agim Mataj (Kallarati) ka vite që e ushtron këtë zanat me mjaft pasion e dëshirë në Leçe të Italisë, pasion që fillesat e tij i ka në fëmijëri, në vendlindjen e tij në Kallarat. Në vitin 1993, për arsye ekonomike, Agimi emigroi në Leçe të Italisë. Aty iu përkushtua punimit artistik të gurit, duke tërhequr vëmendjen e biznesmenëve dhe të njerëzve të kulturës dhe të artit italian. Punimet e tij janë kryesisht oxhaqe guri e tavolina për dhoma pritjeje në variantin “Barroko Leçe”, kolona “Kapitelo”, harqe, veshje, stilizime të skulpturës dhe skulpturë realiste, orë muri e tavoline etj. Në vitin 2004 ka marrë pjesë në dy në panaire në Vlorë e Tiranë me punimet e tij artistike prej guri, duke u nderuar edhe me diplomë të veçantë. Punimet e tij  i gjen sot jo vetem ne Itali, por edhe në shumë shtete të Evropës si në Angli, Francë Zvicër, Belgjikë, Austri, por edhe në Amerikën e Japoninë e largët. Punime prej guri Agimi ka bërë edhe në vendlindjen e tij në Kallarat, në Kucbaba Vlorë dhe shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me bashkinë e Vlorës pët të realizuar punime artistike sipas projekteve të saj.

Për t’u plotësuar dëshirën dhe kuriozitetin e disa prej lexuesve, miqve e shokëve të fb të Shoqatës Kallarati, më poshtë po paraqesim në foto disa prej punimeve të tij, fotografuar në studion e punës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Besnik Gjonbrataj

Next Post

BILAL BRESHANAJ, MËSUESI I PËRJETSHËM I GJUHËS SHQIPE

Die Maj 22 , 2022