Kohët e fundit janë shtuar njerëzit
që shoqërohen me qen.
U nda në klasa dhe shoqëria shqiptare
Të pasur, të varfër, të tjerët në mes.
Si njerëzit u ndanë edhe qentë
Secili sipas klasës së padronit të vet.
Po nuk e di
Do të protestojnë vallë
Qente e rruges,
Për diskriminimin,
Ashtu si njerëzit?!
Petrit Qejvani, 2006