Jam lidhur pas shtyllës së kujtimeve të tua
Si qeni pas shkopit në oborr
Si qentë pas bushtrave me angullima
Pas femrash të tjera nuk shkoj.
Kur kalojnë vajzat para meje
Nuk flas, por hesht tmerrësisht
Tamam si qeni, kur i mungon i zoti
Para derës hesht dhe tund bishtin.
Duhet të vish ti
Që të fitoj lirinë.
Petrit Qejvani, 1969