Duke parë një buburezë të balsamosur
në dritare, loti qau, bashkë me të unë.
E di, një ditë do të kthehet, ushtria
milionëshe do të shqyejë mishin.
Ndërsa ne mbas dritareve do të mërmërisim
“Ç’dhëmbë të tmerrshëm paskan buburezat?”
Nga Andi Meçaj