BALADA E MOHAMEDIT, POEZI

Andi Meçaj

Këpucët veshën këmbët e zeza

të Mohamedit,

njërin sy e ka të lagur,

njërën mëngë të ngrënë,

hunda i ka ngrirë, e heq, e fut në xhep,

hunda fillon të këndojë

një melodi kurvash,

Mohamedi dëgjon

megjithëse pa vesh.

Rruga fillon të ecë,

ecin dhe këpucët

veshur këmbë të zeza

këpucëve u del bisht dhe katër këmbë.

Dikush sheh një kalë,

dikush dy këmbë të zeza,

një tjetër gjen hundën e ngrirë

duke fshikulluar me kamzhikun – pemë.

 

Nga Andi Meçaj