DASHNORES QE ME BRAKTISI

HasanKallarati

Ku je nisur e do veç,

pse do shkojmë veç e veç?

A po kërkon të më vdeç,

në moshënë njëzet vjeç?

S’të vjen keq pakë për mua,

që të kam dash’ e të dua,

ç’të keqe ke, pse s’ma thua?

Ç’ke që po ndahesh nga mua?

Pse harrove dashurinë,

rritjen e fëmijërinë,

kush duhej si un’e tinë?

Pse më largohesh nashtinë,

më bëre për në çmendinë?!

 

Hasan Kallarati