DËNIM I MERITUAR

 

 

 

 

Ka ca kohë që më është prishur gjumi

Dhe kush ma prish, fatkeqsisht e di.

Ma prish ti, që rrugën humbe për te unë

Apo unë, që rrugën humba per tek ti?


Po unë vet nuk dija të të doja,

Ndonëse ti ishe gati gjithçka të ma falje…

Dhe prisje mua që të veproja…

Kurse unë u drojta nga vlera e thesarit…


Vet jam fajtor që nuk të dashurova,

Që me ty dhe veten luajta pa dashur, pa kuptim

Tani në ëndrra ti më shfaqesh dëndur ,

Sa gjumi më është kthyer në një ankth pa mbarim.


Çdo ëndërr që shoh ka fytyrën tënde

Çuditërisht të qeshur , që gjithnjë më fton të vij

Kurse unë, i mbytur në djersë, shpejtoj hapat,

Por ty asnjëherë, kurrë s’të arrij.


Dhe drita e mëngjesit më bën të ndërgjegjshëm

Si një kirurg më pret në zemër, në shpirt

Në të vërtetë unë e meritoj dënimin

Dhe, për të qenë i sinqertë, e meritoj dyfish.

 

Petrit Qejvani


Next Post

JETA TINZARE

Hën Pri 13 , 2020
      Jeta tinzare Befas nxori grushtet Dhe më shenjoi Duke më goditur rëndë Tani që mund të bie lehtë Për të më provuar Nëse qëndroj dot në këmbë Unë, I paepuri para vetes Dhe të tjerëve… Petrit Qejvani, 5.10.2013