EMRI I MUMIN SELAMIT DO TË KUJTOHET BREZ PAS BREZI”, nga Bejo Xhaferi

 

Bejo XhaferrajMë 20 tetor 2012, në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u organizua në Kallarat veprimtaria përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Mumin Selami. Morën pjesë banorë të fshatit, bashkëfshatarë me banim në Vlorë, Tiranë, Selenicë dhe përfaqësues nga fshatrat fqinjë Kuç, Bolenë e Vranisht, anëtari I Komitetit Kombëtar të veteranëve të LANÇ dhe kryetar i komitetit të veteranëve të rrethit Vlorë, biri i Kallaratit Seit Jonuzaj, anëtari i kryesisë së Organizatës së familjeve të dëshmorëve, z. Fetah Xhemali, kryetari i Shoqatës K/A “Kallarati”, Kastriot Karabolli, kryetari i degës së Shoqatës “Kallarati” për Tiranën, Profesor Dr. Rami Memushaj, sekretari i komunës Vranisht, z.Lefter Qejvanaj, pjesëtarë e të afërm të familjes së Heroit, Idajet Toçaj e nipi tërbaçiot Laze Çelaj etj.
 
Veprimtaria përkujtimore nisi me një vizitë në dhomën-muze kushtuar Heroit , ku u lanë edhe shënime në librin e përshtypjeve. Pastaj vazhdoi me vendosje kurorash e buqeta lulesh tek busti i Muminit e te lapidari I dëshmorëve që ndodhen pranë njeri tjetrit në qendër të fshatit, në Morrez. Në sheshin para bustit dhe lapidarit ku ishin grumbulluar pjesëmarrësit, ceremoninë e hapi kryetari ifshatit, i riu Lili Memushaj. Për jetën dhe veprën e Heroit të Popullit Mumin Selami foli prof.dr. Rami Memushaj. Ndërsa Seit jonuzaj solli disa kujtime dhevlerësime që kishte për Muminin nga njohja e drejtpërdrejtë që kish patur me të. Në emër të kryesisë së Organizatës së familjeve të dëshmorëve të rrethit përshëndeti z. Fetah Xhemali, i cili vlerësoi punën e bërë nga  rganizatorëtpër realizimin e kësaj vepri mtariembresëlënëse, si dhe rolin edjemve e vajzave të Kallaratitnë LANÇ që si fshat i vogël në Lumin e Vlorës e në Kurvelesh në krahasim me popullatën efshatrave përreth, ka shumë dëshmorë në të gjitha luftërat që ka kaluar Kallarati, ka heronj të luftës e të punës, ka kuadro të zotë të ushtrisë, arsimit, bujqësisë etj, që gëzojnë respektin e njerëzve ku kanë jetuar e punuar. Në fund, Idajet Toçaj, në emër të familjes dhe të afërmve të Heroit të Popullit Mumin Selami, përshëndeti dhe falënderoi organizatorët dhe të pranishmit për veprimtarinë përkujtimore që u zhvillua.Ceremonia përkujtimore vazhdoi me një program artistikme këngë e recitime kushtuar heroit e dëshmorëve nga nxënësit e shkollës, si dhe me këngë polifonike nga grupi polifonik “Haxhi Dalipi”, i sjellë nga Vlora dhe i   onsorizuar nga bashkëfshatari ynë z. Selman Memushaj. Ndër këngët e këtij grupi të mrekullueshëm u këndua edhe kjo:
 
Mumin Selami




















Trimat që ranë për vatanë
 
Më duhet një madem mali
Të pikonte pak flori,
Ta gëdhënd në gërma ari
Muminin në Labëri.
 
Refren:
 
Trimat që ranë për vatanë,
Historinë hapur e kanë.
 
Me këngën dërgojnë haber:
Kallarat derë më derë
Do mblidhemi këtë herë
Në trojet ku kemi lerë.
 
Refreni.
 
Trimat që ranë për vatanë
Dhe s’dinin se ç’ishte frika.
Historinë hapur e lanë,
Mbi themele të florinjta.
 
Refreni
 
Kallarat Mumin Selami,
Ku lëshon çika stërralli.
 
Pas këtij programi, nga kryesia e Shoqatës “Kallarati” për pjesëmarrësit e kësaj veprimtarie ushtrua një drekë e pasur në klubin e Zeqo Hoxhajt. Drekën e çeli kryetari i Shoqatës, z. Kastriot Karabolli. Dreka kaloi në një atmosferë të këndshme e të ngrohtë..
 
Bejo XHAFERAJ

Next Post

Gazeta Kallarati nr. 65

Mër Jan 9 , 2013