FËMIJËRIA, POEZI

Andi Meçaj

Përplaset dera, hyn ai,

sytë i ka të verdhë,

duart jeshile,

kokën katrore,

brenda xhepave rri fshehur fëmija,

e nxjerr, i blen akullore,

lodra, të puthura,

rrotullon botën në karuzel,

tregon rrugën ku u rrit,

shtëpinë e vogël me baçen e madhe,

qenin larush tek bredhërinte

dhe gjyshen topolake që rrudhte kohën.

Nga Andi Meçaj